Edhe pse vera mund të jetë sezoni më i zhurmshëm për bregdetin shqiptar, ka diçka magjike në Vlorën gjatë dimrit: ajri i pastër, deti i qetë dhe ritmi i ngadaltë që fton në relaks dhe rifreskim.

Në këtë atmosferë të veçantë, në një prej pozicioneve më të bukura pranë bregdetit, ka lindur një destinacion që po rishkruan përjetimin e pushimeve jashtë sezonit: Magnus Hotel, hoteli më i ri në qytet, që sjell një kombinim të përsosur mes luksit bashkëkohor, relaksit dhe gastronomisë së nivelit të lartë.

Një arratisje bregdetare që nuk njeh stinë

Magnus Hotel është krijuar për ata që kërkojnë më shumë se një qëndrim, një përvojë të plotë. Me një arkitekturë moderne dhe ambiente që ofrojnë pamje panoramike nga deti, hoteli ofron komfort të jashtëzakonshëm në çdo detaj.

Gjatë eksperiencës së Class Explore, dalluam komoditetin që ofron ky hotel për ata që punojnë remote. Ajri i pastër pranë detit, shërbimi dhe akomodimi krijojnë një hapësirë ideale produktiviteti. :)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Magnus Hotel (@magnus.hotel)

Spa më e madhe në zonë

Në Magnus Hotel së shpejti do të gjeni SPA-në më e madhe në zonën e Vlorës, një hapësirë e dedikuar për rigjenerim të trupit dhe mendjes. Me sauna, hammam tradicional, pishinë të brendshme me ujë të ngrohtë dhe një seri trajtimesh relaksuese, kjo spa është vendi ideal për t’u shkëputur nga përditshmëria, veçanërisht gjatë fundjavave të ftohta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Magnus Hotel (@magnus.hotel)

Unima Restaurant

Eksperienca në Magnus Hotel nuk do të ishte e plotë pa një udhëtim gastronomik në Unima, restoranti ekskluziv i hotelit. I njohur për menunë e pasur dhe kreativitetin kulinar, Unima ofron një kombinim të përkryer të kuzhinës mesdhetare me elementë të traditës shqiptare.

Brunch-i i së shtunës dhe së dielës është kthyer në një ritual që tërheq jo vetëm vizitorët e hotelit, por edhe vendasit, me pjata të shijshme, produkte të freskëta dhe një ambient të ngrohtë që shijon më së miri përballë detit.

Fundjava në Vlorë? Pse jo, sidomos në dimër!

Në një kohë kur shumica presin verën për të “zbritur” në bregdet, Magnus Hotel fton të bësh të kundërtën. Sepse qetësia e detit dimëror, ajri i freskët, një masazh relaksues dhe një drekë e shijshme janë receta perfekte për një fundjavë larg zhurmës. Pavarësisht stinës, Vlora mbetet gjithmonë një zgjedhje e bukur dhe Magnus Hotel e bën atë të jashtëzakonshme.