Emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” thuhet se do jetë Dalina Buzi.

Sipas burimeve të Telegrafit, producentja, gazetarja dhe opinionistja e njohur ka pranuar tashmë ftesën për t’u bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur televiziv në Kosovë. Vendimi për ta përfshirë në panel është marrë pas disa javësh diskutimesh brenda produksionit.

Oferta, sipas të njëjtave burime, është bërë drejtpërdrejt nga Olsa Muhameti, producentja e njohur që këtë sezon ka vendosur të sjellë energji dhe ide të reja në program.

Sipas planifikimeve të produksionit, sezoni i katërt do të nisë në fund të nëntorit.