Arbana Osmani ka ndarë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje në rrjetet sociale, duke kujtuar dhe falenderuar Dritan Hoxhën, themeluesin e Top Media-s dhe Top Channel-it, në përvjetorin e tij.

"Gjithmonë falënderuese,” – ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie që shoqëronte postimin.


Edhe pse prej disa vitesh Arbana nuk është më pjesë e këtij televizioni, gjesti i saj është pritur me shumë komente pozitive, për tonin mirënjohës dhe të kujdesshëm.

Ky moment rikujton edhe një herë lidhjen shpirtërore që shumë prej figurave të njohura të ekranit ruajnë me fillimet e tyre, me vendet ku u rritën profesionalisht dhe njerëzit që besuan tek ta në hapat e parë.

Në një kohë kur rrallë shohim gjeste të tilla të ndjeshme e të sinqerta, postimi i Arbanës është një kujtesë e bukur se mirënjohja është një vlerë që nuk del kurrë nga moda.

Dritan Hoxha zbuloi emra të shumtë artistësh që sot vazhdojnë të jenë figurat qendrore të medias shqiptare, mes të cilave Gerta Hetën, Alketa Vejsiun, Arbana Osmanin, Bojken Lakon, DJ Aldo. e shumë të tjerë. 

Mesazhi i fabulës është i thjeshtë: Nuk duhet të harrosh asnjëherë nga ke ardhur, dhe të kujtohesh e kthesh kokën pas pavarësisht se rrugët mund të ndahen e marrin drejtime të ndryshme. Sepse, mirënjohja është filli që lidh të dukshmen me të padukshmen.