Halle Berry dukej në super formë gjatë pushimeve të saj, duke pozuar me bikini. Aktorja ndau një foto në X ku shihej me bikini, duke ecur drejt kamerës dhe e kombinoi me shami në kokë, syze Aviator dhe varëse.

Berry, e cila festoi ditëlindjen pak më shumë se një muaj më parë, e shoqëroi foton me një caption-i të thjeshtë:

“Kjo është 59.”

Dhe, bota e pranon; 59 i shkon për mrekulli.

Berry duket vërtet se ka gjetur atë “kod sekret”, duke rrëfyer për Oprah Daily vitin e kaluar:

“Jam në një rrugë drejt jetëgjatësisë, duke zbuluar çdo ditë se çfarë duhet të bëj për të arritur shëndet të mirë. Dhe kjo më jep forcë.”

Fotot, edhe pse u postuan së fundmi, duket se janë shkrepur gjatë udhëtimit të saj të ditëlindjes në Bora Bora, në gusht.