Bota e kozmetikës dhe e famës duket se po tronditet përsëri. Selena Gomez iu përgjigj një “thumbimi” të dukshëm nga Hailey Bieber, në një postim që kjo e fundit e fshiu më pas nga Instagram-i, të shtunën në mëngjes.
“Thjesht lëreni vajzën rehat. Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak në jetën time. Këtu nuk bëhet fjalë për inteligjencë, por për rëndësi (relevance). Jini të sjellshëm. Të gjitha markat më frymëzojnë,” – shkroi Gomez në Instagram Stories.
Ajo shtoi gjithashtu: “Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të ndalemi më në fund.”
Reagimi i saj erdhi pasi Hailey Bieber, e martuar me Justin Bieber që prej vitit 2018 pak pas ndarjes përfundimtare të Gomez me këngëtarin u ankua për krahasimet e vazhdueshme mes markës së saj Rhode Beauty dhe Rare Beauty të Selenës.
“Është gjithmonë bezdisëse kur të vënë përballë me të tjerët. Nuk e kam kërkuar unë këtë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar historinë e tyre për ty në mendje, nuk të takon ty ta ndryshosh,” tha Hailey në një intervistë për WSJ Magazine.
“Unë mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndihem konkurruese me njerëzit që nuk më frymëzojnë,” shtoi ajo.
Megjithëse përfaqësuesit e Hailey-t sqaruan për Page Six se komentet e saj “nuk kishin lidhje me Selena Gomez”, reagimi i kësaj të fundit tregon se ajo e mori ndryshe.
Ky përplasje e re vjen pas një periudhe të shkurtër “paqjeje”. Në vitin 2023, Gomez u bëri thirrje hapur fansave të saj që të ndalonin bullizmin online ndaj Hailey-t. Madje të dyja pozuan bashkë në një event bamirësie, duke dhënë shpresë se konfliktet kishin marrë fund.
Hailey madje e “pëlqeu” postimin e Selenës kur ajo njoftoi fejesën me producentin Benny Blanco, ndërsa Selena e ktheu gjestin kur Hailey doli në kopertinën e parë të Vogue.
Por duket se periudha e qetësisë ka qenë e përkohshme.
Pas mesazhit të fundit të Selenës, fansat mendojnë se tensionet mes dy ikonave të bukurisë po ringjallen sërish dhe industria e bukurisë, njësoj si rrjetet sociale, mezi po pret raundin e radhës.