Meriton Mjekiqi ka reaguar pas deklaratës së ish-partneres së tij, Ilnisa Agolli, e cila pak javë më parë në një intervistë televizive e quajti “i dashuri më pak inteligjent”.
Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, ku Mjekiqi është pjesë e kastit aktorial, ai u pyet nga Prive, emisioni i moderuar nga Liberta Spahiu, për të komentuar mbi deklaratën që u bë virale në rrjetet sociale.
“S’e kam dëgjuar këtë, madje nuk e di a ekziston një deklaratë e tillë,” – tha Meriton me qetësi, duke shmangur çdo tension apo përplasje mediatike.
I pyetur nëse do të kishte ndonjë reagim në rast se do ta takonte Ilnisën në event, moderatori tregoi një qasje të pjekur dhe me humor:
“Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat.”
Deklarata e tij është pritur me të qeshura dhe vlerësime nga ndjekësit në rrjete, të cilët e cilësuan si “reagim inteligjent ndaj një provokimi publik”.