Një vit pas ndarjes tragjike nga jeta të ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne, motra e tij Ruth Payne Gibbons ka reaguar me një mesazh prekës dhe një thumb të qartë ndaj të dashurës së ndjerë të këngëtarit, Kate Cassidy.
Në një postim emocional në Instagram, Ruth shkroi:
“Disa njerëz duken më të interesuar për famën që mund të fitojnë nga kjo, sesa për dhimbjen që po jetojmë. Por njerëzit duhet të kujtojnë se pas gjithë kësaj ka një djalë pa babain e tij, prindër pa fëmijën e tyre, dhe një motër që ka humbur vëllain.”
View this post on Instagram
Mesazhi i saj vjen vetëm pak orë pasi Kate Cassidy, 26 vjeç, publikoi një sërë videosh dhe fotosh në rrjete sociale për të përkujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së Liam-it.
Në një nga videot e ndara në TikTok, modelja shfaqej duke kërcyer me Liam në park, duke shkruar mbi video:
“Ky moment u filmua në orën dhe ditën e fundit që ndamë bashkë në këtë jetë. Do të më mungosh për gjithë jetën time, Liam.”
Në një tjetër postim, ajo shënoi:
“Dhimbja është një kujtesë se sa me fat jam që kam dashur dikë aq shumë sa do ta ndjej mungesën e tij përgjithmonë.”
Cassidy publikoi gjithashtu një foto të çiftit, duke shkruar:
“Sot bëhet një vit pa ty. Do të urrej përherë lamtumirat. Më mungon, Liam.”
Megjithatë, postimet e saj duket se nuk u pritën mirë nga familja e këngëtarit. Ruth Payne e mbylli shkrimin e saj me fjalët:
“Shpresoj që të kem mundësinë të jem motra jote në çdo jetë tjetër.”
Liam Payne ndërroi jetë më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, gjatë një udhëtimi me të dashurën e tij. Ai ishte vetëm 31 vjeç.