Ata po përgatiten të kalojnë jetën bashkë, por aktori britanik Callum Turner pranon se ai pothuajse nuk do ta kishte njohur kurrë Dua Lipën, të fejuarën e tij të famshme, të cilën e përshkruan si “gruan më të bukur në botë”.
Fejesa e çiftit u konfirmua në qershor, kur këngëtarja vuri pikën mbi spekulimet disa mujore duke thënë se “vendimi për të u plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë miq të ngushtë përgjithmonë është një ndjesi e veçantë”.
Por ndërsa tashmë po ndërtojnë të ardhmen e tyre, Turner, 35 vjeç, rrëfen për The Times se njohja e tyre mund të mos kishte ndodhur kurrë, për shkak të disa “momenteve të rastësishme” që i kaluan pranë njëri-tjetrit pa u takuar.
“Kemi pasur dy, tre, katër, pesë herë që pothuajse u takuam, por jo,” – tha ai.
“Kemi pasur miq të përbashkët, kemi qenë në të njëjtat vende. Njëherë ajo doli nga një festë në orën 1:45 dhe unë shkova në orën 2:00. E kontrolluam më pas ajo kishte marrë një Uber në 1:45, dhe unë kam një foto jashtë shtëpisë së mikut tim në orën 2:00. Ka pasur plot raste si ky.”
Kur më në fund rrugët e tyre u kryqëzuan në një festë ditëlindjeje të një miku të përbashkët, gjithçka ndryshoi. Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin libër romanin Trust të Hernan Diaz.
“Në versionin filmik të asaj nate,” – tregon ai me humor, – “do të shikoja nga qielli dhe do të thosha: ‘E kuptova, po i dëgjoj shenjat’. Dhe ajo ishte ajo çasti i parë i magjisë.”
Aktualisht një nga yjet më të mëdha të muzikës pop, Dua Lipa ndodhet në turneun e saj botëror Radical Optimism, që do të mbyllet në dhjetor në SHBA.
Për distancën dhe ritmin e ngarkuar të jetës, Turner thotë se çifti ndjek një rregull të thjeshtë:
“FaceTime është gjë e mrekullueshme. Dhe rregulli ynë është: kurrë s’ia vlen të mos takohesh. Edhe për dy ditë, thjesht shko. Edhe nëse je i lodhur, s’ka rëndësi sepse do kalosh mirë dhe do krijosh një kujtim të bukur.”
Ylli i serialit Masters of the Air shton se për të, dashuria e vërtetë nuk është një gjest i madh romantik, por një përzierje e detajeve të vogla dhe momenteve të mëdha:
“Dashuria e vërtetë janë momentet, qëndrueshmëria. Nuk është vetëm një akt madhështor, por një bashkim i gjërave të vogla dhe të mëdha bashkë.”