Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dosja.al shkruan se Nano prej 8 tetorit ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, në reanimacion. Spitali privat ku ndodhet Nano ka deklaruar se ai ndodhet në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Prej kohësh lideri historik i PS-s vuan nga problemet me mushkritë.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital. Dy vite më parë, pas një komplikacioni me mushkritë, Nano ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.