Inis Neziri e ftuar në 'Më prit të dielën' me Ermal Peçin, tregoi se mungesa e saj vitet e fundit në garat muzikore ka qenë për shkak të padrejtësisë që i ishte bërë në Festivalin e 59-të të Këngës. Ajo thotë se ishte e bindur për fitoren e këngës për shkak të materialit muzikor.

Unë mendoja që e meritoja. E meritoja. Në momentin që nuk e mora fitoren, u mërzita shumë dhe thashë nuk marr pjesë fare. Duke u rritur kam kuptuar se nuk marrim gjithmonë atë që meritojmë.

Sa i takon pjesëmarrjes së saj për Festivalin e Këngës këtë dhjetor, Inisi zbuloi për herë të parë se kënga s’do të jetë një baladë siç ne jemi mësuar, por një zhanër komplet surprizë. Ëndrra për Eurovizionin për të duket ende shumë e fuqishme. 

Me Ermalin ajo foli edhe për vështirësitë për të depërtuar në tregun muzikor. Shpesh aludohet se këngëtare të caktuara në muzikën mbarëshqiptare bëjnë kompromise të caktuara për të qenë në estradën tonë. Po Inisi a ka pasur kërkesa të tilla? Ngacmime seksuale?

S’do bëja kurrë kompromise as edhe intime. Jam rritur me vlera e parimet e mia dhe nuk i shkel. Kam dëgjuar që ka oferta të tilla, por me mua s’kanë guxuar.