Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, prej disa javësh është në qendër të vëmendjes mediatike, pasi i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin. Por duket se tashmë fansat kanë vënë re një tjetër detaj që ka ndezur kurreshtjen.
Në një video të fundit të publikuar në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte barku i saj lehtësisht i rrumbullakosur. Teksa ajo shfaqet duke mbajtur dorën afër unazës së martesës me diamante, ndjekësit vunë re se reperja dukej sikur po përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar kështu zërat për një shtatzëni të mundshme.
As Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar ndaj këtyre thashethemeve, ndërsa komentet në rrjete sociale po shtohen çdo ditë e më shumë. Disa fansa janë të bindur se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së parë, ndërsa të tjerë mendojnë se gjithçka mund të jetë një iluzion optik i krijuar nga veshja.