Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për rrugëtimin e tij artistik dhe për çfarë e mban në majë të skenës për kaq shumë vite.
Gjatë intervistës, ai u pyet nëse e konsideron veten këngëtarin, reperin, kompozitorin apo aktorin më të mirë në Shqipëri, por përgjigjja e tij shfaqi një dimension më të thellë të mendimit të tij:
“Po nuk është fakti që unë jam më i talentuari, është për shkak që unë kam disiplinë më shumë se të gjithë,” – tha Noizy, duke theksuar se suksesi nuk vjen vetëm nga talenti, por nga përkushtimi i përditshëm dhe puna e palodhur.
Ai shtoi se disiplina artistike dhe forca fizike janë elementët që e kanë mbajtur në formë dhe energjik për kaq gjatë:
“Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo të bën të jesh i suksesshëm, sepse kam edhe forcë fizike. Një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tri. Kam energji, kam forcë dhe punoj më shumë se të tjerët.”
Intervista ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke treguar një anë më reflektuese të reperit, i cili shpesh shihet si simbol i vetëbesimit dhe suksesit.
View this post on Instagram