Sean “Diddy” Combs i ka mbijetuar një sulmi në burg, sipas asaj që ka rrëfyer një mik i ngushtë i reperit.
Charlucci Finney, një mik i vjetër i Diddy-t prej më shumë se 30 vitesh, i tha Daily Mail se producenti i famshëm “u zgjua me një thikë në fyt” në qelinë e tij në Metropolitan Detention Center në Brooklyn.
“Nuk e di nëse ai u përlesh me agresorin apo nëse ndërhynë rojet,” tha Finney, pa dhënë detaje se kur ka ndodhur incidenti. “E di vetëm që ndodhi.”
Sipas tij, ngjarja ishte më shumë një paralajmërim sesa një tentativë për ta vrarë.
“Nëse ai do të kishte dashur ta dëmtonte, Sean do të ishte dëmtuar. Mjafton një sekondë për ta prerë fytin dikujt me një armë të tillë,” tha Finney. “Kjo ishte më shumë një mënyrë për t’i thënë: ‘Herën tjetër s’do jesh kaq me fat.’ Është e gjitha frikësim. Por me Sean kjo s’funksionon. Ai vjen nga Harlem.”
Finney e përshkroi mikun e tij 55-vjeçar si “të pathyeshëm”, duke e quajtur “një kujdestar të dashur, baba, vëlla dhe mik të vërtetë”.
Ai shtoi: “Jam i bindur që Sean do të bëjë çfarëdo që duhet për të dalë po ai që ishte Sean Combs.”