Victoria Beckham, e njohur si një nga ikonat më të mëdha të stilit, ka treguar një anë më të çiltër dhe më pak “perfekte” të së kaluarës së saj në podcast-in “Call Her Daddy”, ku foli për gjithçka nga familja dhe fama, tek pasiguritë dhe moda.

E sapodalë nga suksesi i dokumentarit të saj në Netflix, ish-anëtarja e Spice Girls ndau me Alex Cooper kujtime nga periudha kur ishte në qendër të vëmendjes si bashkëshortja e një prej futbollistëve më të famshëm në botë, David Beckham.

“Mbaj mend që në atë kohë kisha gjoks të madh, vishja pantallona shumë të shkurtra, funde të vogla… Ishte një periudhë e çmendur. Kur i shoh ato foto tani, buzëqesh sepse ka qenë një udhëtim i gjatë,” tregoi ajo.

Por pas shkëlqimit të dukshëm, fshihej një histori më e thjeshtë madje pak ironike.
Një herë po bëja pazar në Bond Street dhe çanta që mbaja nuk ishte Louis Vuitton e vërtetë, por një false,” pranoi ajo mes të qeshurash. “Kur Marc Jacobs, që ishte drejtor kreativ te Louis Vuitton, pa foton, më kontaktoi dhe më tha: ‘Do të të dërgoj një të vërtetë.’”

“Pra jo aq ‘posh’ sa mendon bota, Alex. Jo gjithmonë,” shtoi Beckham me humor.

Sot, Victoria është në krye të një perandorie mode dhe bukurie që mban emrin e saj një nga markat më me ndikim në Britani gjatë dekadës së fundit. Por ajo pranon se pas çdo veshjeje të kuruar me kujdes, qëndronte një vajzë e pasigurt që kërkonte mënyra për të qëndruar në vëmendje.

“Ky ishte mënyra ime për t’u shprehur,” tha ajo. “Nuk kisha një kanal kreativ si tani, as kur isha pjesë e Spice Girls. E përdorja modën për të qëndruar e rëndësishme, për të qëndruar në bisedë.”

Sot, “Posh Spice” është kthyer në një figurë që mishëron elegancën moderne një grua që dikur mbante një Louis Vuitton të rreme për të qenë në qendër të vëmendjes, por që tani krijon çanta të vërteta që të tjerët ëndërrojnë t’i kenë.