Pas shfaqjes së saj në 'Victoria’s Secret Fashion Show 2025' më 15 tetor, disa përdorues të rrjeteve sociale aluduan se Bella Hadid dukej sikur po qante gjatë kalimit në pistë.

“Bella Hadid, çfarë të ndodhi ty?” pyeti përdoruesi në një video të postuar në TikTok më 16 tetor. “Çfarë duhet të bëjmë?”

Në përgjigje, modelja 29-vjeçare komentoi videon duke shpjeguar arsyen pse nuk dukej në formën më të mirë.

“Vajza, më nisi cikli menstrual atë mëngjes,” shkroi ajo, “dhe energjia ime nuk ishte ende e plotë pas gjithë situatës në spital.”

Bella sfiloi vetëm pak javë pasi ishte shtruar në spital në shtator, duke ndarë foto në Instagram ku shihej me maskë oksigjeni.

“Bëra më të mirën dhe të dua shumë që je shqetësuar për këtë,” shkroi Bella. “Jam mirë, betohem. Më fal nëse të zhgënjeva. Të dua, e kam seriozisht.”

Gjatë kohës që ishte në spital, Bella nuk tregoi arsyen e saktë të trajtimit. Megjithatë, nëna e saj, Yolanda Hadid, iu referua diagnozës së sëmundjes Lyme, duke e quajtur vajzën e saj “luftëtare Lyme” në një koment në Instagram.