Gjatë premierës së sezonit të 7-të të “The Kardashians”, Kim Kardashian foli hapur për lidhjen e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, duke e përshkruar situatën si “shumë të trishtueshme”.

Ajo pranoi se “gjithmonë ndihej keq, gjithmonë e mbronte dhe gjithmonë donte ta ndihmonte” ish-bashkëshortin e saj pas divorcit në 2021. Kardashian dhe West u martuan në 2014 dhe kanë katër fëmijë: North, 12 vjeç; Saint, 9; Chicago, 7; dhe Psalm, 6.

Në një moment gjatë xhirimeve të serialit “All’s Fair”, Kim tha se kishte filluar të shfaqej përsëri psoriaza e saj pas divorcit, duke e lidhur stresin me përballimin e sjelljeve të papritura të Kanye. Ajo tregoi se fokusi i saj kryesor ishte mbrojtja e fëmijëve të tyre.

Duke reflektuar mbi marrëdhënien e saj dhe vendimin për t’u divorcuar, Kim pranoi se “gjithmonë ndihesha sikur kisha pak sindromë Stokholmi” me West. Ajo shpjegoi se shpesh ndiheshte përgjegjëse dhe mendonte se mund të ndihmonte apo duhej të qëndronte pranë tij, por tani kjo përgjegjësi nuk ishte më personale.

Kim theksoi gjithashtu se nuk ka luksin e të ikurit nga situata pa u përballur fare me ish-bashkëshortin: “Kemi katër fëmijë së bashku. Është shumë konfuze, sepse gjithçka që flitet në internet shpesh nuk është e vërtetë. Është një divorc jo një rrëmbim.”