Erik Fullani ka bërë një deklaratë që ka ndezur rrjetin. Në një intervistë për Mira Kazhanin, ai foli hapur për planet e tij të jetës personale, duke treguar se tashmë po kërkon stabilitet dhe një fillim të ri.

“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjetur edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – u shpreh Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.

Prej kohësh në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, duket se këtë herë Eriku është gati për një kapitull të ri. Sipas burimeve dhe postimeve të tyre të fundit, thuhet se marrëdhënia me Sara Hoxhën është gjithnjë e më e qëndrueshme dhe se çifti mund të jetë drejt finalizimit me martesë.

Dyshja është parë disa herë në dalje publike dhe në evente, ndërsa fotot e publikuara në rrjete sociale shpesh nga të njëjtat vende kanë ndezur thashethemet për një lidhje që, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, duket se po merr formë.