Vetëm pak javë pasi u fejua me partnerin e saj, Granit Muhaxherin, këngëtarja e njohur Melinda Ademi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë herë për një arsye krejt tjetër nga muzika apo jeta e saj private romantike.

Në mediat online kanë qarkulluar së fundmi zëra se Melinda mund të jetë në pritje të ëmbël, pas një videoje që ajo vetë publikoi në Instastory. Në pamjet e postuara, këngëtarja shihej gjatë një udhëtimi me avion, dhe ndjekësit vunë re se barku i saj dukej disi më i rrumbullakët nga zakonisht, çka mjaftoi për të ndezur valën e thashethemeve në rrjet.

Por, Melinda nuk ka vonuar të japë përgjigjen e saj. Ajo publikoi një foto të re ku shihet me një gotë vere në dorë, duke shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër, por plot kuptim:

“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”


Me këtë reagim plot humor e qartësi, këngëtarja i ka vënë kapakun çdo aludimi, duke i treguar ndjekësve se format trupore nuk janë gjithmonë arsye për spekulime.