Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po përballet me kërcënime dhe fyerje nga të burgosurit e tjerë, pavarësisht masave të forta të sigurisë që janë marrë ndaj tij. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen të burgosurit teksa e fyejnë dhe e thërrasin me emër gjatë natës, me qëllim që ta shqetësojnë dhe ta pengojnë të flejë. Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër me përmbajtje kërcënuese ndaj ish-presidentit francez.
Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, ndërsa policia ka sekuestruar dy telefona celularë dhe po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në ngjarje.
Nouvelle nuit au Club Med pour Sarkozy
— Jacques Renardiere (@JRenardiere) October 24, 2025
Malgré les gardes à vue de 3 personnes, de nombreux détenus de la prison de la Santé, ont fait du bruit pour empêcher Nicolas Sarkozy de dormir
Il s'est plaint à son avocat : "Tous les prisonniers font du bruit, ils crient, ils hurlent"?? pic.twitter.com/uVQZqpYjUO
