Pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber, në gusht të vitit 2024, Hailey Bieber ka folur hapur për planet e saj familjare me bashkëshortin, këngëtarin Justin Bieber.

Në podcastin “In Your Dreams with Owen Thiele”, themeluesja e markës së bukurisë Rhode rrëfeu se e sheh veten si nënë të disa fëmijëve, por dëshiron që gjithçka të vijë natyrshëm.

“E di që dua më shumë se një fëmijë, por nuk kam nxitim,” – tha 28-vjeçarja.

Kur moderatori Thiele bëri shaka duke thënë se “do ketë pesë Bieberqë do vrapojnë nëpër shtëpi”, Hailey u përgjigj me një të qeshur të butë, duke lënë të kuptohet se ideja nuk i dukej aspak e keqe.

Modelja foli me emocion për përvojën e saj si nënë, duke e përshkruar si një nga periudhat më të lumtura të jetës.

“Është kaq argëtuese. E dua të jem nënë. E dija që doja të bëhesha nënë që kur isha e vogël,” – tha ajo.

Hailey dhe Justin, të cilët u martuan në vitin 2018, e mbajtën shtatzëninë e saj të fshehtë për muaj të tërë, duke e ndarë publikisht lajmin vetëm në maj 2024, me foto nga ceremonia e tyre intime të ripërtëritjes së betimeve në Hawaii.

Në gusht 2024, çifti njoftoi ardhjen e djalit me një postim në Instagram.