Ne mendojmë se komunikimi ndodh përmes fjalëve, por shumica e emocioneve njerëzore nuk shprehen me to. Psikologjia e ndërveprimit zbulon se mbi 80% e kuptimit transmetohet joverbalisht – përmes tonit të zërit, shikimit, fytyrës, gjesteve dhe qëndrimit të trupit. Çdo mikro-shprehje, çdo pauzë, çdo ndryshim i tonit tregon më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalitë.

Kur trupi flet për zemrën

Një buzëqeshje e ngrohtë, një shikim i butë apo një prekje e lehtë janë gjuhë të ndjenjës, universale dhe të menjëhershme. Trupi është pasqyra e shpirtit — ai reagon përpara logjikës. Kur ndjejmë dashuri, frikë apo dhembshuri, trupi i përçon këto emocione automatikisht, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e fjalëve.

Në marrëdhënie, ky komunikim i heshtur krijon lidhje të thella dhe ndjenjën e sigurisë emocionale. Nëse ndjen t’u kuptuar pa folur, atëherë ke hyrë në territorin e komunikimit të vërtetë.

Zëri që përcjell ndjenjën
Edhe kur flasim, ajo që ka më shumë ndikim nuk është përmbajtja, por mënyra. Një “mirë” i thënë me ton të butë mund të shprehë kujdes, ndërsa i njëjti fjalë i thënë me ton të ftohtë mund të nënkuptojë largësi.
Psikologët e quajnë këtë “emocionalitet vokal” – mënyra se si ndjenjat ngjiten në zë dhe ndikojnë te tjetri në nivel të pavetëdijshëm. Në komunikimin e dashurisë, të punës apo të miqësisë, zëri është ura që lidh mendjen me zemrën.

Prania që kupton pa fjalë

Në thelb, komunikimi emocional është akt ndjeshmërie. Ai kërkon të jesh i pranishëm, të dëgjosh jo vetëm fjalët, por edhe ndjenjat që qëndrojnë pas tyre. Një prani e qetë, një dëgjim i vëmendshëm, një sy që nuk shmanget – janë forma të komunikimit që shërojnë.
Në dashuri, në prindëri, në miqësi apo në kujdesin ndaj vetes, mirëkuptimi nuk kërkon gjithmonë fjalë – por ndjesi të sinqerta.

Kur fjala humbet, ndjenja mbetet

Në fund, ndoshta komunikimi më i vërtetë është ai që ndodh pa fjalë. Sepse ndjenjat janë gjuha e parë që kemi mësuar – para se të flisnim, kemi ndjerë. Dhe në çdo marrëdhënie që ka kuptim, ajo gjuhë nuk shuhet kurrë.

Të dish të komunikosh emocionalisht do të thotë të ndjesh tjetrin përpara se ta kuptosh – dhe kjo është ndoshta forma më e bukur e inteligjencës njerëzore.

Photo by Melvin Matute: https://www.pexels.com/photo/close-up-of-parents-and-child-palms-together-6211446/