
Rike Roçi, e ftuar në programin “Më prit të dielën” me Ermal Peçin, ndau rrëfime për herë të parë rreth jetës së saj sentimentale. Teksa fliste për ndjenjat, Rike i tha Ermalit se ajo investohet shumë në një lidhje, madje vitet që mungoi në ekran, përpara se të hynte në Big Brother, ishin për shkak se ia kishte kërkuar partneri i saj.
“Jam zhdukur për disa vite nga ekrani. Kjo për dashurinë, pra unë u riktheva me Big-un pas shumë vitesh që isha larg ekranit. Kjo sepse isha e lidhur me një person që nuk donte që unë të isha pjesë e ekranit. Këtë kompromis e bëra sepse e doja. S’jam penduar për asgjë”.
E çuditur pse tek Ermal Peçin ajo thotë gjëra që s’i ka thënë më përpara, Rikja vijoi të rrëfejë se nuk është penduar për veprimet e saj, edhe pse çuditërisht është tradhtuar gjithmonë. Ajo shtoi se meshkujt e kanë lënë për vajza me më shumë ndërhyrje estetike, për të cilat thotë se vet s’ka bërë asgjë.

 
                                     
                                     
                                     
                                    