Sipas raportimeve të Daily Mail, aktorja e njohur e serialit Game of Thrones, Sophie Turner (29 vjeç), është parë në një takim sekret me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin (48 vjeç), vetëm një javë pasi përfundoi lidhjen e saj me aristokratin britanik Peregrine Pearson.

Turner dhe Pearson i dhanë fund romancës së tyre në fund të shtatorit, e sipas dëshmitarëve çifti u pa duke debatuar në pistën e vallëzimit të një dasme ku ishin të ftuar. Vetëm pak ditë më vonë, Sophie është parë në shoqërinë e frontman-it të Coldplay.

As përfaqësuesit e Turner dhe Martin nuk kanë komentuar ende mbi lajmin, por burime pranë tyre thonë se “kanë kaluar një mbrëmje të qetë dhe private bashkë”.

Turner, e cila është nënë e dy vajzave, Willa (5) dhe Delphine (3), nga martesa me Joe Jonas, është një admirues e vjetër e Chris Martin. Në vitin 2020, Jonas e kishte surprizuar atë me një video-urim për ditëlindje nga këngëtari i Coldplay, ku Sophie u emocionua aq shumë sa tha me lot në sy.

Ndërkohë, Chris Martin i dha fund lidhjes së tij gati tetëvjeçare me aktoren Dakota Johnson në qershor. Ai ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Gwyneth Paltrow Apple (21) dhe Moses (19).

Megjithëse ende asgjë nuk është konfirmuar, fansat tashmë po pyesin nëse kjo “mbrëmje sekrete” mund të jetë fillimi i një romancë të re mes Sophie Turner dhe Chris Martin.