Amsterdam, kryeqyteti i Holandës, është një nga qytetet më të veçanta në botë për një arsye të pazakontë: numri i biçikletave është më i madh se numri i banorëve.
Sipas të dhënave të bashkisë, qyteti me rreth 870 000 banorë ka mbi 900 000 biçikleta aktive një rekord absolut në Evropë.

Rrugët, urat dhe kanalet janë ndërtuar për t’i shërbyer këtij “populli me pedale”. Çdo ditë, qindra mijëra njerëz shkojnë në punë, në shkollë apo në treg me biçikletë, duke e bërë Amsterdam-in kryeqytetin e ekologjisë dhe transportit të gjelbër.
Edhe politikanët dhe policia përdorin biçikleta për të lëvizur në qendër të qytetit.

Por ka edhe një anë humoristike: çdo vit, më shumë se 15 000 biçikleta përfundojnë në kanalet e qytetit!
Autoritetet holandeze kanë një ekip të posaçëm që i nxjerr nga uji një punë që kushton miliona euro, por që konsiderohet “pjesë e karakterit të Amsterdam-it”.