
Vetëm dy ditë pasi zbuloi se e kishte rruar mjekrën, Justin Bieber u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe në publik, gjatë lojës së tretë të MLB World Series në Los Angeles, ku ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Hailey Bieber.
Këngëtari 31-vjeçar, i njohur për look-un e tij me mjekër të dendur dhe stilin “laid-back”, këtë herë tërhoqi vëmendjen me fytyrën plotësisht të rruar. Ai kishte veshur një fanellë baby blue të skuadrës Toronto Blue Jays, me një shall rozë në kokë, xhinse të errëta dhe atlete rozë që përputheshin me syzet me xhama vjollcë një kombinim që vetëm Justin mund ta mbante me aq vetëbesim.

Ndërkohë, Hailey, 28 vjeçe, kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë: bluzë sportive gri, flokë të gjatë në onde natyrale dhe buzëkuq në ton kafe të frymëzuar nga vitet ’90. Çifti, që ka një djalë 14-muajsh, Jack Blues Bieber, dukeshin të relaksuar dhe të lumtur gjatë “date night”-it të tyre sportiv.
Hailey dhe Justin njihen për stilin e tyre unik dhe shpesh kontrastues. Siç ka treguar më parë modelja për GQ, ajo e sheh këtë si diçka argëtuese:
“Ai mund të dojë të veshë hoodie dhe pantallona të gjera për darkë, ndërsa unë mund të jem me një fustan të vogël elegant. Kështu ndihemi mirë s’kemi pse të përputhemi me njëri-tjetrin çdo herë.”
Edhe pse përballen shpesh me komente për stilin apo jetën e tyre, Hailey thotë se ka mësuar shumë nga përvoja e Justin-it me famën.
“Ai më ka thënë: ‘Bebi, besomë, unë kam qenë këtu shumë herë më parë. Nuk ka fitore kur je në qendër të vëmendjes duhet vetëm të jesh vetvetja.’”
Çifti, që u martua në vitin 2018, vazhdon të mbetet një nga dyshet më të ndjekura dhe të komentuar në botën e showbiz-itdhe siç duket, edhe një rruajtje mjekre është e mjaftueshme për të tronditur internetin.
