Reperi shqiptar Marin ka folur publikisht për një ngjarje shumë të rëndë në jetën e tij: humbjen e fëmijës menjëherë pas lindjes. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai rrëfeu se besimi dhe mbështetja e njerëzve të afërt e ndihmuan ta përballonte situatën.

“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj të mos i ndodhë askujt, sepse është ngjarje shumë e rëndë. Ia kisha vënë emrin,” u shpreh ai.
Marin tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në Angli dhe se mjeku që ndiqte bashkëshorten ishte besimtar. “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte dy-tre herë më e madhe,” shtoi ai.

Artisti falënderoi familjarët, miqtë dhe fansat për mesazhet ngushëlluese:

“Falënderoj të gjithë ata që më qëndruan në krah. Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit.”