
Meriton Mjekiqi ka dhënë versionin e tij përballë zërave se ai dhe i vëllai janë arrestuar pas një sherri. I ftuar në “Goca dhe Gra”, Mjekiqi i quajti pretendimet “keqkuptim” dhe mohoi kategorikisht çdo arrestim.
“Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh. As jam arrestuar, as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portale abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit.”
Duke iu referuar ciklit të thashethemeve që qarkullojnë në rrjet, Mjekiqi pranoi se “zhurma” mediatike mund të sjellë vëmendje, por theksoi se ka një vijë të kuqe: lajmet për “arrestime” dhe manipulimi i ngjarjeve të vjetra.
“Vitin e kaluar pati diçka shqetësuese për një ‘aksident’. Gjatë kohës që dolën lajmet, pashë një portal që fliste për një rast të 2019-s dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar; nuk jam arrestuar. Ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.”
Moderatori vuri në dukje se, përtej imazhit publik, mbrojtja e familjes mbetet parësore.
“Privatësia është shumë e shenjtë: prindërit dhe familja. Nuk dua t’i shqetësoj. Kur preken prindërit, aty e përcaktoj kufirin e privatësisë.”
