Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau mësohet se është marrë me kokë pas yllit të pop-it, Katy Perry.

“Është i çmendur pas saj dhe mendon se ajo është gruaja perfekte,” thotë një burim për Page Six. “Janë në të njëjtën gjatësi vale për gjithçka nga politika, te fëmijët dhe ushqimi francez.”

Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë publike këtë javë në kabarenë e famshme pariziene Crazy Horse për të festuar 41-vjetorin e Perry-t.

“Ata të dy kanë një shkëlqim për njëri-tjetrin,” shton burimi.

Spekulimet për një romancë nisën në korrik, kur u panë duke darkuar në restorantin elegant Le Violon në Montreal. Disa ditë më vonë, Trudeau u pa duke ndjekur koncertin e turit “Lifetimes” të këngëtares në Bell Centre, Montreal. Një burim i tha revistës People në gusht se Perry dhe Trudeau patën një “lidhje të menjëhershme”.

Më herët këtë muaj, këngëtarja e “Dark Horse” dhe ish-deputeti për Papineau u fotografuan duke u përqafuar në jahtin e saj, pranë bregdetit të Santa Barbarës, Kaliforni. Të martën në mbrëmje, teksa dilnin nga kabareja në Paris, u panë duke u kapur dorë për dore.

Trudeau dha dorëheqjen si Kryeministër i Kanadasë në janar, pas gati një dekade në detyrë. Ai u nda nga bashkëshortja e tij prej 18 vitesh, Sophie Grégoire, në vitin 2023.

Perry u nda këtë verë nga i fejuari, Orlando Bloom, pas dhjetë vitesh së bashku. Ata e konfirmuan ndarjen me një deklaratë të përbashkët. Ish-çifti kanë një vajzë 5-vjeçare, Daisy Dove, të lindur në gusht 2020.

Trudeau dhe ish-bashkëshortja e tij, Sophie, kanë tre fëmijë: Xavier (18), Ella-Grace (16) dhe Hadrien (11).