Prej disa ditësh, rrjetet sociale gumëzhijnë: a janë ndarë Klea Huta dhe Elgit Doda? Shkëndija e dyshimeve u ndez kur ndjekësit vunë re se nga profilët e tyre ishin zhdukur pothuajse të gjitha fotot e përbashkëta, një “pastrim” që në kohën e lajmeve me screenshot lexohet si sinjal alarmi.

Zhbërja e gjurmëve vizuale midis dy njerëzve publikë, si Klea dhe Elgiti, krijon hapësirë të lirë për interpretim. Madje, disa media shkuan më larg duke raportuar se producenti kishte nisur një lidhje të re. 

Së fundmi, Klea publikoi disa foto artistike në Instagram. Në njërën prej tyre, një detaj mori dritën kryesore: unaza e martesës në gisht. Pa tituj, pa sqarime të gjata ajo la të kuptohet se thashethemet për ndarje mund të jenë… thjesht thashetheme.

Deri tani, as Klea, as Elgiti nuk kanë zgjedhur të flasin hapur për zërat.