
E ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, Çiljeta Xhilaga riktheu pak nga ajo energjia magnetike që e bëri ikonë të një brezi: e drejtpërdrejtë, e qeshur, pa komplekse. Edhe pse vitet e fundit është shkëputur nga skena, lidhja e saj me publikun mbetet e paprekur.
Pyetjes së pashmangshme për rikthimin muzikor, Çiljeta iu përgjigj pa shumë:
“Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori rikthehet.”
E pyetur sërish, ajo e bëri edhe më të qartë:
“Pa diskutim. Vetëm Flori Mumajesi mund t’i bëjë këngët e kohës sime. Ose do shkoj te ai që më nxori për herë të parë si këngëtare Andi Lila të cilin e falënderoj pafund.”
Këngëtarja rrëfeu se i ka shkruar Florit “që para dy muajsh” me një mesazh që tingëllon edhe si lutje fansash:
Por deri tani “nuk i ka kthyer përgjigje”.
A është rikthimi thjesht mall për të shkuarën, apo ambicie për skenën? Sipas Çiljetës, është pak nga të dyja por me një kritikë të nënkuptuar për skenën e sotme:
“I gjithë brezi ynë, besoj, do të rikthehet. Edhe fëmijët tanë janë rritur me muzikën me të cilën jemi rritur ne më shumë se me atë që bëhet sot, që shpesh nuk ka as melodi, asgjë. Nuk ka edukatë për fëmijët tanë.”
