
Ledina Çelo ka bërë të ditur se është tërhequr nga juria e spektaklit të njohur televiziv “Albania’s Got Talent”.
Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në Instagram, ku ka shpjeguar se arsyeja e largimit janë motive personale. Në njoftimin e saj, Çelo ka shkruar: “Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albania’s Got Talent’".
"Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi", shtoi mes tjerash.
View this post on Instagram
Çelo ishte një prej anëtareve të jurisë që nga nisja e këtij sezoni të ri të “Albania’s Got Talent”.
Në jurinë e spektaklit, përveç Ledinës, bëjnë pjesë edhe Adelina Ismaili, Agron Llakaj dhe Kastro Zizo.
