Supermodelja Kendall Jenner ka rrëfyer një të vërtetë personale në episodin e 30 tetorit të The Kardashians: si adoleshente, ajo ndihej “xheloze” për motrën më të vogël, Kylie Jenner, sepse prindërit e tyre Kris dhe Caitlyn Jenner ishin më tolerantë me themeluesen e Kylie Cosmetics.

Duke kujtuar aventurat e adoleshencës, Kendall tregoi se Kylie kishte provuar marihuanën para saj në shtëpinë e prindërve në Hidden Hills, ku u xhiruan edhe shumë sezone të Keeping Up With the Kardashians.

“Kylie e kishte pirë barin para meje. U zemërova shumë. I thashë: ‘Je degjeneruar!’”, rrëfeu Kendall me humor, për të shtuar më pas: “Isha xheloze. Isha xheloze që nuk kisha po aq shpirt të lirë sa ajo në atë kohë.”

Më vonë, Kendall pranoi se iu bashkua shoqërisë dhe “kaloi më së miri” siç u shpreh vetë: “Në fund u ula e piva me ta dhe ishte fantastike.”

Sipas Kendall, asokohe ato ishin 16 dhe 14 vjeç, dhe shpesh dilnin fshehurazi për të pirë në cabana-n e oborrit.

Nga ana e saj, Kylie Jenner (28 vjeç) tha se si më e vogla e familjes  në një shtëpi ku u rritën edhe Kourtney, Kim, Khloé dhe Rob Kardashian ajo arriti të “shmangte shumë rregulla”:

“Kris Jenner u bë më e relaksuar sa më shumë fëmijë kishte derisa erdha unë. Kisha frikë dhe respekt për të, por ia dilja të shpëtoja me shumë gjëra.”
Kylie shtoi me të qeshur se Kendall ka qenë “shumë e ashpër” me të në fëmijëri.