
Modelja dhe ish–përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe, Angela Martini, ka depozituar kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti Drago Savulescu, pas 7 vitesh martesë. Lajmi bëhet i ditur nga TMZ, që citon dokumente gjyqësore të siguruara nga media amerikane.
Çfarë thonë dokumentet?
Sipas TMZ, Angela ka listuar 24 tetor 2025 si datë ndarjeje dhe ka deklaruar si shkak të divorcit “mospajtime të pakapërcyeshme”.
Ajo kërkon kujdestari ligjore dhe fizike të përbashkët për fëmijën e mitur, Kyree Martini Savulescu, 3 vjeç, si edhe i kërkon Dragos pension mbështetjeje bashkëshortore (spousal support).
Çifti është martuar në dhjetor 2017, sipas të njëjtave dokumente.
Angela u shpall Miss Universe Albania 2010 dhe po atë vit u rendit e gjashta në finalen botërore të Miss Universe, rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një konkurrente nga Shqipëria.

 
                                     
                                     
                                     
                                    