
Reperja e njohur Cardi B ka habitur ndjekësit me një rrëfim aspak të zakontë për higjienën e saj personale. Në një video live në Instagram, artistja pranoi se nuk i ka larë flokët për rreth tre muaj.
“S’i kam larë për dy muaj,” – u shpreh ajo fillimisht, për t’u korrigjuar më pas: “Në fakt, po gënjej… ndoshta janë bërë tre muaj. S’e di, vërtet nuk e di.”
Teksa qeshte para kamerës, 33-vjeçarja shtoi me ironi: “Besoj që në kokë i kam të gjitha vezë mizash, mushkonjash, ndoshta edhe ndonjë buburrec aty diku.”
Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe shkaktoi një valë reagimesh në X. “Do vjell tani,” – shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Imagjino aromën...”
Megjithatë, disa ndjekës nuk e morën deklaratën aq seriozisht.
“Ju besoni çdo gjë që dëgjoni,” – komentoi një fans, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Nuk e di çfarë është më qesharake, fakti që ajo e tha apo që ju e besuat.”
Në të njëjtin transmetim live, reperja shtoi se planifikon më në fund t’i rikthehet kujdesit për flokët:
“Duhet t’i vajos mirë, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërshet.”
Cardi B e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt dhe të parin me futbollistin Stefon Diggs nuk është e vetmja figurë publike që ka bërë deklarata të tilla.
Në vitin 2022, prezantuesi James Corden pohoi se i lante flokët çdo dy muaj, ndërsa aktorë si Jake Gyllenhaal, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë shprehur hapur se nuk i shohin dushët e përditshme si të “domosdoshme”.
Ironikisht, vetë Cardi B kishte reaguar në X disa vite më parë, duke kritikuar trendin e famshëm “kundër larjes” me fjalët:
“Ç’është kjo punë që njerëzit po thonë se s’lahet më? Po më kruhet koka vetëm duke e dëgjuar.”

 
                                     
                                     
                                     
                                    