Aktori legjendar Robert De Niro, fitues i dy çmimeve Oscar dhe një nga ikonat më të mëdha të kinemasë botërore, është rikthyer në vëmendje jo për një rol të ri, por për një histori njerëzore dhe prekëse, raportin e tij të veçantë me vajzën transgjinore, Airyn De Niro, 30 vjeç.

Në një intervistë të re për revistën Them, Airyn ka treguar sesi babai i saj ka qenë një mbështetje e pandërprerë gjatë gjithë procesit të tranzicionit:

“Kam pasur përkrahjen e tij në çdo hap dhe jam thellësisht mirënjohëse për këtë,” – ka rrëfyer ajo.

Aktorja dhe këngëtarja Airyn tregoi se babai e ka përqafuar me zemër të hapur lajmin e saj, duke e befasuar me butësinë e reagimit:

“Ishte shumë i lumtur për mua. Më tha se kam një partner të mrekullueshëm që më do për atë që jam, dhe se nuk duhet të ndryshoj për askënd në botë. Më tha: nuk ka gjë tjetër që mund të bësh, përveçse të pranosh fëmijët për atë që janë dhe për mënyrën si zgjedhin të jetojnë jetën e tyre. Ai është jo vetëm një baba i mrekullueshëm, por edhe një njeri që di të pranojë të gjithë me dashuri dhe pa paragjykim.”

Airyn është një nga shtatë fëmijët e De Niros dhe ka një vëlla binjak, Julian, nga lidhja e aktorit me aktoren Toukie Smith. Ai ka gjithashtu pesë fëmijë të tjerë, mes tyre Gia, më e vogla e familjes, lindur dy vite më parë nga partnerja e tij aktuale, Tiffany Chen.

Në një komunikatë për People verën e kaluar, aktori 82-vjeçar u shpreh hapur për mbështetjen ndaj vajzës:

“E dua dhe e mbështes Airyn në çdo hap të jetës së saj. Nuk e shoh këtë si diçka të jashtëzakonshme. Unë i dua të gjithë fëmijët e mi njësoj.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Airyn De Niro (@airyndeniro)