
Cher do të mbushë 80 vjeç më 20 maj, por ylli legjendar e pranon hapur: plakja nuk të bën domosdoshmërisht më të mençur. Në një intervistë të fundit, ajo foli me sinqeritet për marrëdhënien e saj me kohën që kalon dhe për diferencën e madhe në moshë me të dashurin e saj, Alexander Edwards.
Në bisedën me Gayle King për CBS Mornings, artistja që nuk njeh filtra mbeti po aq e drejtpërdrejtë sa gjithmonë.
Kur King, 70 vjeçe, tha se nuk kishte asnjë problem me plakjen, Cher iu përgjigj pa hezitim:
“Po, unë e urrej! Jam 10 vjet më e madhe se ti, zemër!”
Kur gazetarja shtoi se me moshën vjen edhe mençuria, Cher e përgënjeshtroi me humor:
“Jo, unë jam budallaqe. S’jam bërë më e mençur.”
Cher kujtoi gjithashtu një intervistë të vjetër për CBS News në vitin 1991, kur ishte 45 vjeçe.
Atëherë kishte thënë:
“Kur të jem 75, dua të bëj të njëjtat gjëra që bëj sot dhe këtë s’e arrij dot nëse nuk kujdesem për trupin tim.”
Tre dekada më vonë, ajo e ka mbajtur fjalën.
“Nuk di të bëj asgjë tjetër. Çfarë të bëj? E dua atë që bëj,” -tha ajo.
Në të njëjtën intervistë, Cher foli edhe për të dashurin e saj 39-vjeçar, producentin Alexander “AE” Edwards, me të cilin ka një diferencë plot 40 vjet.
“Ai më thotë: ‘Ti mund të plakësh, por shpirti yt mbetet i ri.’ Mendoj se është shumë i bukur dhe tepër i talentuar, një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur ndonjëherë,” u shpreh ajo.
Dyshja u njohën gjatë Paris Fashion Week në vitin 2022 dhe që atëherë janë të pandarë.
Pavarësisht komenteve online, Cher mbetet e pavarur dhe e qetë:
“Çfarë të them… ata s’po jetojnë jetën time. Askush nuk di çfarë ndodh mes nesh. Ne thjesht argëtohemi shumë.”
