
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të vlefshme për Botërorin 2026 ndaj Andorrës (13 nëntor, ora 20:45, “FAF)) dhe Anglisë (16 nëntor, ora 18:00, “Air Albania”)
Trajneri Silvinjo doli sot në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një një biletë historike për në play-off-in e këtij kompeticioni.
Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit:
Lista – Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për play-offet e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Nedim Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Dhe dua t’ju bëj një pyëtje se cili ëshë golashënuesi ynë më i mirë në vitet e fundit? Është Bajrami me 7 gola, më pas vjen Asani me 6 gola, Manaj me 4 gola. Bajrami është një lojtar që më jep besim kur del në fushë. Edhe ai vetë nuk është i lumtur që nuk po merr minuta me klubin e tij, por ne kemi pasur edhe më parë lojtarë që i kemi grumbulluar edhe pse kanë qenë përtej listave të klubeve ku luajnë. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta.
Golavarazhi – Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj shumë Andorrën si kundërshtar. Në ndeshjet e fundit kanë barazuar në miqësore dje kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar me një kundërsulm apo kros majtas. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë një ekip që luajnë me zemër dhe shpirt. Mbrojnë shumë në 100% e tyre, por nuk dua të bëj llogari në këto momente. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi një humbje me Anglinë dhe pres që të bëjmë një lojë të mirë. Por e dimë që është një ndeshje e vështirë.
Shanset e Berishës për të luajtur dhe Gripshit për t’u rikthyer me Kombëtaren – Medon Berishën po shohim që po luan më shumë. Sa më shumë luan, më mirë për ta, për ne, për të gjithë. Ai ka shënuar, bën rolin e organizatorit hibrid, po bën mirë. Jam i lumtur, është lojtar që më pëlqen shumë. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën për të ardhmen. Nuk është se një lojtar si ai, kur vjen luan. Herën e fundit për fat të keq nuk e aktivizova, por nuk do të thotë që nuk më pëlqen, përkundrazi, më pëlqen shumë. Më pëlqen që del në fushë, luan, vjen këtu me entuziazëm. Sa i përket Gripshit, është një lojtar që më pëlqeu shumë në miqësore. E njihja pak, teknik, inteligjent në fushë. Bën një rol në krah që hyn brenda, teknik dhe shënon. Kampionati ka mbarur dhe ndeshja e tij e fundit daton më 26 tetor, ka 15 ditë që është me pushime. Kemi folur, i kemi dhënë një plan pune. Por janë ndeshje të rëndësishme dhe na duhen ndeshje që minimalisht po stërviten. Po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira.
Rikthimet e Ardian Ismajlit dhe Indrit Tucit, si i komentoni? – Ismajli është kthyer nga dëmtimi. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe po luan. Është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh së bashku. Sa i përket Tucit, ka bërë dy ndeshje me ne në Nations League, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës 10-15 minutat e fundit. Ndërroi skuadër dhe humbi pak kohë nga një dëmtim që kaloi. Më pëlqen si futbollist. Është në rolin e trekuartistit, por mund të bëjë edhe sulmuesin e qendrës. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi për të shënuar gol. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës.
Kriteret e listës? – Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë, ne nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë. Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e njoh që nga viti 2014. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, ishte një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bën, nuk ka lidhje. Por Manaj duhet, u bë hero me golin e shënuar ndaj Serbisë. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë. Unë si çdo trajner, nuk mund të punoj shumë mbi “më shërben apo jo”. Bajrami është kryegolashënuesi, nuk mund të them “nuk më shërben”. Ne duhet të arsyetojmë e të vendosim besim që të shkojnë në fushë dhe përfaqësojnë fanellën. Në katër sfidat e fundit kemi fituar katër ndeshje. Djemtë më japin besim, i marr dhe në fushë ata po bëjnë mirë. Mendoj se ky është kriteri. Kemi bërë shumë ndryshime në 3 vite, por kjo është pyetje që mund ta diskutojmë edhe në vijim.
Arbnor Muja? – Janë dy gjëra të ndryshme, kriteri dhe karakteristikat e lojtarëve. Muja ka qenë pjesë e Kombëtares gjatë kualifikueseve të Europianit, por është një lojtar i cili ka më shumë karakteristika si një mesfushor i avancuar në krah. Puna e tij është më shumë si ekuilibrues i skuadrës, me aftësi fizike dhe inteligjent me topin. Nga ana tjetër ne na duhen lojtarë që arrijnë të shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të prodhuar në fazën ofensive. Te ne Broja ka marrë këtë vend se është sulmues, Asani i cili është një nga golashënuesit. Muja është pak më ndryshe, është më shumë mesfushor që ekuilibron skuadrën. Është çështje karakteristikash. Kemi Brojën dhe Uzunin që kanë më shumë karakteristika sulmuesi.
