Ervin Salianji ishte sot i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli mes të tjerave për lidhjen me Grida Dumën.

I pyetur se sa është ritmi i të qenurit krenar, ai u përgjigj:

"Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.

Unë jam tek ata që besojnë dashuri. Ka nga ata që janë besimtarë, ka nga ata që nuk janë besimtarë në përgjithësi. Unë hyj tek njerëzit që besoj, besoj në Zot, besoj që ekziston dhe nuk është vetëm në libra dashuria."

Jeni tradicional si natyrë, ju pëlqen martesa?

"Po, por nuk është se e shoh domosdoshmëri, apo nuk kam ndonjë gjykim për njerëzit që nuk i duan eventet, organizimet. Ashtu siç nuk kam nënvlerësim apo ndonjë gjë të veçantë për të gjithë njerëzit që e bëjnë. Unë mendoj se është si të vjen dhe varet kur të vjen. Po flasim për institucion jo vetëm ligjor. Besoj që njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por është në ndërgjegjen e gjithsecilit që të zgjedhë formën e vetë. Nuk të bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Po flas si institucion ligjor. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës apo të jetesës së përditshme, nuk besoj se bën ndonjë ndryshim nga format e tjera të bashkëjetesës, të qëndrimit me njëri-tjetrin."