Britney Spears është kthyer sërish në Instagram me një postim tepër provokues, vetëm disa ditë pasi kishte fshirë llogarinë e saj.

43-vjeçarja publikoi një screenshot nga një video ku shfaqet me veshje intime, duke pozuar përpara dollapit dhe duke mbajtur nga anët të brendshmet.

“Në këtë vit kanë ndodhur kaq shumë gjëra, është çmenduri…”, shkruan ajo në një caption të gjatë.

Britney tregon se po përpiqet të jetojë “brenda mundësive të saj” dhe se është frymëzuar nga libri “Draw the Circle”, të cilin e përshkruan si një këndvështrim të jashtëzakonshëm për vendosjen e kufijve personalë.

Ajo shton se ky stil jetese është mjaft strikt, “si një formë lutjeje”, por në një botë me kaq shumë mundësi, sipas saj është e rëndësishme “të bësh tënden dhe ta rrish e thjesht”.

“E di që ka dhe një anë konfuze. Djalli fshihet te detajet, por aty mund të kthehemi më vonë”, mbyll ajo, duke e shoqëruar mesazhin me emoji.

Megjithëse në tekst nuk përmend direkt zhdukjen e shkurtër nga rrjetet sociale, rikthimi i saj vjen pasi së fundmi ka shtuar shqetësimin e familjes dhe është përplasur publikisht me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram