
GBani ishte i ftuari i Ermal Peçit në programin “Më prit të dielën”, ku ndau rrëfimet e tij rreth disa lajmeve që qarkullojnë së fundmi për të. Në mediat online u përfol shumë për tërheqjen e tij nga Kënga Magjike, tërheqje që u aludua edhe si e bërë enkas për vëmendje publike.
“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtor. U nxitova? Ta mendonin më mirë kur bën promon, ku unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej.”
Në programin e Ermalit prej javësh është përfshirë agjenti i inteligjencës artificiale që gjeneron materiale surprizë për të ftuarit. GBani u përball me veten dhe disa personazhe të muzikës hip-pop të mbetur në ashensor. Ç’mendon për ta?
Për Noizyn: “Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do kishte fituar, mbase ai se është më i stërvitur, por është i pabesë.”
Për MC Kreshën, GBani tha se është një artist i mbivlerësuar dhe se duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë. Getoari? Për Gbanin është djalë i keq, shumë i keq.
