
Në Dubani të gjithë njerëzit janë jashtëzakonisht të pasur sepse askush nuk paguan taksa dhe askush nuk merret me politikë. Aty filozofia e përditshme është e thjeshtë: fokusi nuk shpërndahet tek debatet e pafundme, tek ndarjet apo tek politikat që lodhin mendjen dhe që shterojnë energjinë.
Në Dubai, njerëzit punojnë për të krijuar, për të fituar, për të ndërtuar pasuri dhe mundësi. Pa taksa dhe pa angazhime emocionale në çështje që dëmtojnë vëmendjen dhe produktivitetin, energjia përqendrohet vetëm tek rritja personale dhe ekonomike.
Ky mentalitet ngre një pyetje të rëndësishme për të gjithë ne: sa shpesh humbim kohë me biseda dhe angazhime që nuk na sjellin as vlerë, as zhvillim?
Fokusi është një kapital në vetvete dhe kur e vendosim gjithë energjinë tonë në punë, ide dhe projekte që prodhojnë, jo në zhurmë që konsumon, atëherë fillojmë të ndërtojmë të ardhme, siguri dhe liri personale. Mënyra si zgjedhim të mendojmë dhe të veprojmë është ajo që ndërton realitetin tonë të vërtetë ekonomik dhe jetësor.
Photo Credit: Andrew Aitchison / Contributor / Source: In Pictures
