Këngëtarja e njohur shqiptare Melinda Ademi ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por shumë romantike për t’i uruar ditëlindjen të fejuarit dhe njëkohësisht menaxherit të saj, Granit Muhaxheri.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Melinda publikoi një video magjepsëse me momente nga jeta e tyre private çaste të qeshura, përqafime dhe fragmente nga udhëtimet e tyre.

Krahas videos, ajo shkroi një mesazh të shkurtër:“Gëzuar ditëlindjen i fejuari im!”

Kujtojmë se pas propozimit romantik, Melinda dhe Graniti organizuan ceremoninë e fejesës disa javë më parë, në një ambient privat, në praninë e familjarëve dhe njerëzve më të afërt.