Në një botë ku zhurma është bërë gjendje natyrale dhe mendja punon pa pushim, heshtja po rikthehet si një domosdoshmëri biologjike. Neurologët theksojnë se edhe vetëm tre minuta heshtje e plotë mund të ndryshojnë aktivitetin e trurit, duke rikthyer qetësinë, ulur stresin dhe forcuar fokusin. Ky ritual minimalist, po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje shkencore si një teknikë e fuqishme për rregullimin emocional.

Heshtja e vërtetë aktivizon zonat e trurit të lidhura me qetësinë, vetëreflektimin dhe stabilitetin emocional. Në ato pak minuta pa fjalë, pa muzikë, pa ekran e pa lëvizje të panevojshme, sistemi nervor autonom fillon të spostohet nga gjendja e alarmit në gjendjen e rigjenerimit. Rritet aktiviteti i valëve alfa, të cilat lidhen me kreativitetin, qartësinë mendore dhe aftësinë për të marrë vendime më të qeta. Në të njëjtën kohë, ulja e zhurmave të jashtme çon në qetësimin e amygdalës, qendrës së stresit dhe frikës në tru.

Ky ritual nuk është meditim klasik. Ai nuk kërkon mantra, teknikë frymëmarrjeje apo ndonjë qasje mistike. Është thjesht ndalim, qëndrim dhe dëgjim i heshtjes. Sipas studiuesve, vetëm pak minuta mjaftojnë për të rikthyer energjinë mendore dhe për të rritur kapacitetin e përqendrimit, duke funksionuar si një “refresh” neurologjik gjatë ditës. Praktikimi i përditshëm e bën trurin më të aftë të menaxhojë stresin dhe të ruajë stabilitet emocional ndaj presioneve të jashtme.

Në një epokë hiperstimuluese, ku mendja ushqehet vazhdimisht me sinjale, fjalë, notifikime dhe informacion, heshtja bëhet luks dhe njëkohësisht terapi. Tre minuta nuk janë shumë, por mjaftojnë për të dëgjuar veten. Dhe kur mësojmë të dëgjojmë veten, qartësia kthehet, ritmi ekuilibrohet dhe jeta merr një dimension më të thekshëm, më të qetë e më autentik. Në fund, nuk është koha që na mungon, por hapësira për qetësi. Dhe shpesh mjafton vetëm tre minuta për ta gjetur atë.

Photo by Daniel Torobekov: https://www.pexels.com/photo/unrecognizable-female-meditating-on-grass-in-highlands-on-sunny-day-5694121/