Pas vitesh bonusësh dhe përfitimesh për punonjësit, Big Tech po shtrëngojnë rripin dhe po rikthejnë një model menaxhimi më rigid.

Në romanin e tij distopik më të njohur, Fahrenheit 451, Ray Bradbury supozonte se numri i titullit i referohej temperaturës në të cilën letra ndizet vetvetiu në një atmosferë nën presion. Mbi 70 vite pas botimit të atij libri i vendosur në një Amerikë të së ardhmes ku leximi bëhet krim dhe detyra e zjarrfikësve është të djegin çdo libër që ende qarkullon një distopi tjetër, ndoshta po aq tronditëse, po merr formë mes kompanive hi-tech të Silicon Valley.

Bëhet fjalë për modelin e punës “996”: tre shifra që, në zhargonin modern, tregojnë orët e punës që u kërkohen punonjësve, duke i ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj rrezikut të burnout-it.

Me synimin për të rritur performancën e punonjësve dhe për të frenuar konkurrencën e Kinës, disa kompani teknologjike kanë “importuar” pikërisht nga Pekini zakonin e ritmeve të pamëshirshme të punës, sipas logjikës 996.

Dy shifrat e para nënkuptojnë se dita e punës zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, ndërsa shifra 6 sqaron se ky angazhim shtrihet 6 ditë në javë. Pra, në total, 72 orë pune në javë gati dyfishi i asaj që parashikon një kontratë me kohë të plotë në Itali.

Fantashkencë? Jo. Realitet.