
Epoka e re në Samsung pritet të sjellë një revolucion të vërtetë në botën e teknologjisë. Me qëllimin për t’i dhënë përdoruesve të saj eksperiencën më fantastike, seria e re e Galaxy S26 ndryshon tërësisht rregullat e lojës, në një botë ku AI është kryefjala e çdo tavoline.
Samsung ka bërë të mundur që inteligjenca gjeniale t’ju japë jo vetëm fuqinë e një studioje profesionale në xhep, por e mbyll atë brenda një kasaforte digjitale që i bindet vetëm syrit tuaj.
Lente që sfidon errësirën dhe lëvizjen
Sistemi më i mirë i kamerës i krijuar ndonjëherë nga Galaxy sjell hapje më të gjera që lejojnë dritën të përqafojë sensorin, duke ofruar detaje të pasura dhe foto të qarta edhe në kushtet më sfiduese të errësirës, madje edhe kur përdorni zmadhimin. Imagjinoni të regjistroni atmosferën e një koncerti në ambiente të mbyllura apo momentet rreth një zjarri në kamping pas perëndimit të diellit; funksioni i përmirësuar Nightography Video i mban pamjet tuaja të gjalla dhe drithëruese. Edhe kur jeni në lëvizje të shpejtë apo në terrene të vështira, aftësitë e reja Super Steady me opsionin e kyçjes horizontale garantojnë që videot tuaja të jenë perfekte dhe të qëndrueshme.

Fjalët tuaja kthehen në art
Pjesa më magjike e kësaj epoke të re është se nuk keni nevojë për njohuri teknike apo mjete të ndërlikuara për të realizuar ide të mëdha. Përmes mjeteve të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, editimi bëhet po aq i thjeshtë sa një bisedë. Me suitën e përmirësuar Photo Assist, ju thjesht e përshkruani me fjalët tuaja atë që dëshironi të ndryshoni. Dëshironi ta ktheni një skenë ditore në një peizazh nate? Thjesht kërkojeni. Keni derdhur aksidentalisht kafe në këmishën tuaj gjatë një fotoje perfekte? Inteligjenca e re ju lejon t'i ndërroni rrobat brenda imazhit ose të riktheni pjesë të munguara të objekteve në mënyrë krejtësisht të rrjedhshme.

Një studio krijuese pas një ekrani të padukshëm për të tjerët
Kur një pajisje ka aftësinë të analizojë dhe të krijojë kaq thellë nga momentet tuaja intime, privatësia merr një dimension thelbësisht të ri fizik. Çfarë kuptimi do të kishin të gjitha këto mjete gjeniale redaktimi nëse, ndërkohë që jeni në një kafene apo autobus, personi pranë jush mund t'i shohë të gjitha sekretet tuaja? Këtu ndodh revolucioni i vërtetë: Galaxy i ri prezanton privatësinë në nivel pikseli me ekranin e parë të integruar "Privacy Display" në industrinë celulare. Ky inovacion bën që hardueri dhe softueri të punojnë si një trup i vetëm. Duke kontrolluar mënyrën se si pikselët shpërndajnë dritën, ekrani e mban përmbajtjen tuaj të qartë, të ndritshme dhe të rehatshme vetëm për sytë tuaj, ndërsa kufizon plotësisht atë që të tjerët mund të shohin nga anash. Ndryshe nga xhamat apo filmat mbrojtës tradicionalë që errësojnë pamjen, ky ekran i integruar ruan cilësinë maksimale vizuale kur funksioni është i fikur, dhe bllokon shikueshmërinë e të tjerëve sapo aktivizohet, pavarësisht nëse e mbani telefonin vertikalisht apo horizontalisht. Është mbrojtje absolute pa asnjë kompromis vizual.

Për më tepër, Galaxy S26 Ultra, S26+ dhe S26 janë tani të disponueshëm për porosi paraprake! Konsumatorët që bëjnë porosi do të përfitojnë ekskluzivisht versionin 512?GB me çmimin e modelit 256?GB. Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S26, vizitoni faqen.
