Batuta e fundit e Arbana Osmani në 'Ferma VIP' ka ngjallur sërish reagime në rrjet.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një loje me gjarpërinj, Arbana u duk shumë e qetë teksa i mbante mbi trup.

Por, moderatorja bëri një batutë që u lexua si ironi, duke thënë:

“Jam mësuar me gjarpërinj.”

Por televizioni dhe showbizi nuk lexohen vetëm në sipërfaqe. Dhe publiku shqiptar e ka mësuar këtë gjuhë më mirë se kushdo.

Reagimi i Ermal Mamaqi “E kuptova për çfarë po flet” duket se e forcoi më shumë këtë perceptim.