Vetëm pak ditë pas konfirmimit të shtatzënisë, Eronita, partnerja e këngëtarit të njohur Blero, ka zbuluar gjininë e bebit.

Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo iu përgjigj kurioziteteve të fansave dhe hodhi dritë mbi disa nga spekulimet që kishin qarkulluar në rrjetet sociale.

E pyetur nga ndjekësit lidhur me gjininë e bebit, Eronita konfirmoi se është në pritje të një djali.