Këngëtarja Madonna, është përballur me një situatë të pazakontë menjëherë pas rikthimit të saj në festivalin Coachella, ku u ngjit në skenë pas plot 20 vitesh mungesë.

Pas performancës që u prit me entuziazëm nga publiku, këngëtarja zbuloi se disa nga veshjet e saj ikonike janë zhdukur në mënyrë misterioze. Bëhet fjalë për kostume të rëndësishme të nxjerra nga arkivi i saj personal, të cilat kanë shoqëruar momente kyçe të karrierës së saj artistike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Madonna theksoi se këto nuk janë thjesht rroba, por pjesë e historisë së saj. Mes sendeve të humbura janë xhaketa, korse, fustane dhe veshje të tjera. Ajo ka bërë një apel publik për këdo që mund të ketë informacion, duke ofruar edhe dëmshpërblim për rikthimin e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coachella (@coachella)