Këngëtarja Celine Dion është rikthyer skenën muzikore me një këngë të re pas disa vitesh mungesë nga skena. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj të re 'Dansons' përpara koncertit të saj në Paris.

Kënga u shkrua nga Jean-Jacques Goldman, dhe kompozimi i harlisur dhe kinematografik paraqet Dion duke kënduar në frëngjisht një kthim në repertorin që formësoi vitet e para të karrierës së saj.

Dion publikoi gjithashtu një videoklip që shoqëronte baladën, me skena balerinave dhe çifteve që kërcenin nëpër rrugët e Parisit. ‘Dansons’ është kënga e parë e mirëfilltë e këngëtares që nga viti 2019, kur ajo publikoi “Courage”, e cila kryesoi tabelën Billboard 200.

Në vitet që nga ajo kohë, Dion është tërhequr nga syri i publikut ndërsa lufton me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik që shkakton spazma të forta muskulore dhe ia vështirëson performancën.