Japonia po ofron mbështetje financiare për beqarët që të përdorin aplikacione njohjeje, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar rënien e lindshmërisë.

Autoritetet në Prefekturën Kochi kanë shpallur një program subvencionesh që synon të mbështesë banorët beqarë në kërkim të partnerëve, një skemë e re që po tërheq vëmendje, ku ata që plotësojnë kriteret mund të përfitojnë mbështetje financiare.

Programi synon të rinjtë nga mosha 20 deri në 39 vjeç dhe është pjesë e masave më të gjera të qeverisë për të nxitur lidhjet serioze, martesat dhe lindshmërinë.

Kjo nismë vjen si reagim ndaj një problemi në rritje, pasi zonat rurale në Japoni po përballen me rënie të shpejtë të popullsisë dhe plakje të theksuar.